Diellon Bylykbashi delegohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik U18

0%

Gjyqtari nga Kosova, Diellon Bylykbashi, do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik U18 ndërmjet Bullgarisë dhe Malit të Zi, që po zhvillohet në Podgoricë.

“Ky delegim vjen pas paraqitjeve shumë të mira të Bylykbashit në fazën e grupeve të kampionatit, ku ai drejtoi me profesionalizëm dhe nivel të lartë disa prej ndeshjeve të turneut, duke fituar besimin e Komisionit të Arbitrimit të Asociacionit Ballkanik të Volejbollit.

Përzgjedhja për të ndarë drejtësinë në një ndeshje gjysmëfinale përbën një vlerësim të rëndësishëm për cilësinë, përgatitjen dhe seriozitetin e tij, duke konfirmuar se Bylykbashi po ndërton me sukses rrugën e tij në arenën ndërkombëtare të arbitrimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Federata e Volejbollit e Kosovës e përgëzon Diellon Bylykbashin për këtë arritje të rëndësishme, duke e konsideruar atë një nga gjyqtarët më të rinj dhe më premtues të volejbollit kosovar. Besimi që po i jepet në garat ndërkombëtare është një dëshmi e punës së tij të palodhur dhe një motivim i madh për zhvillimin e mëtejshëm të arbitrimit në Kosovë”, shkruan në faqen e FVK-së.

Burimi: Bota Sot