Shpërndaje në: Tetë vjet më parë në Kupë të Botës në “Rusia 2018”, ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë ishte gjysmëfinale. “Tre Luanët” kishin shpresë se do të arrinin në finalen e parë të Botërorit që prej vitit 1966, kur topi pas gjuajtjes së lirë të Kieran Trippierit pas pesë minutash lojë, përfundoi në rrjetë. Por, goli i Ivan Perishiqit në minutën e 68-të e dërgoi ndeshjen në vazhdime. Në minutën e 109-të, Mario Manxhukiq kishte shënuar për 2:1. Ishte gol i fitores. Kroacia në finale humbi nga Franca.
Burimi:
Koha
