Faza e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror 2026 nis sonte në ora në Los Angeles, ku Afrika e Jugut dhe Kanadaja do të përballen në një sfidë historike për të dyja kombëtaret, pasi asnjëra prej tyre nuk ka luajtur më parë në këtë nivel të turneut.
Afrika e Jugut vjen pas një ktheve të jashtëzakonshme dhe një fitoreje dramatike 1-0 ndaj Koresë së Jugut, duke e bërë 74-vjeçarin Hugo Broos trajnerin më të vjetër që udhëheq një skuadër në fazën e eliminimit direkt.
Nga ana tjetër, Kanadaja e Jesse Marsch shkruan një tjetër faqe historike si vendi i parë mikpritës që luan një ndeshje të Botërorit jashtë kufijve të vet, pas humbjes ndaj Zvicrës që i zbriti në vendin e dytë në grup.
Pavarësisht kësaj, kanadezët kanë treguar një lojë tejet sulmuese duke shënuar 8 gola në fazën e grupeve, dhe në këtë sfidë futen si favoritë me shpresën se Alphonso Davies dhe Stephen Eustáquio do të jenë gati për lojë. Formacionet e mundshme: Kanada (4-4-2): Crepeau | Johnston, Cornelius, De Fougerolles, Laryea | Buchanan, Saliba, Choiniere, Ahmed | David, Larin.
Afrika e Jugut (4-2-3-1): Williams | Modiba, Mbokazi, Okon, Mudau | Mokoena, Sithole | Appollis, Mofokeng, Maseko | Makgopa
