Vdes një person në aksident në Gjakovë

0%

Shpërndaje në: Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjakovë. Sipas zëdhënëses së Policisë në rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi, një veturë dhe një motoçikletë janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të së dielës. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

“Mbrëmë rreth orës , në rrugën ‘Tirana’ në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha