Zhgënjimi është pjesë e pandashme e çdo Botërori, ku për çdo moment lavdie ka edhe histori të dhimbshme për kombet që eliminohen në mënyra dramatike. Megjithatë, pak raste mund të krahasohen me mënyrën e dhimbshme se si u mbyll rrugëtimi i Iranit në Botërorin 2026.
Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme edhe para fillimit të turneut, skuadra e Amir Ghalenoei arriti të pozicionohej në një situatë ku kualifikimi në fazën e 1/32-ave ishte në dorën e tyre por që iu rrëmbye në momentet e fundit, jo një herë, por dy herë.
Edhe pse Irani e mbylli fazën e grupeve i pamposhtur, ata mbetën jashtë fazës nokaut për shkak të diferencës së golave, duke përjetuar një eliminim tepër të dhimbshëm. Goli i anuluar në minutat shtesë Pas barazimeve ndaj Zelandës së Re dhe Belgjikës, Irani e dinte se një fitore ndaj Egjiptit në Seattle do t’i siguronte kalimin në fazën tjetër.
Skuadra iraniane kaloi në disavantazh herët, por reagoi shpejt. Megjithëse Mehdi Taremi humbi një penallti, Ramin Rezaeian barazoi me një gol të zgjuar nga një kënd i vështirë. Ndeshja shkoi drejt fundit me rezultatin 1-1, deri në minutat shtesë, kur Shoja Khalilzadeh shënoi pas një përleshjeje në zonë, duke ndezur festë të madhe në kampin iranian.
Por gëzimi u shndërrua në zhgënjim të thellë, pasi VAR e anuloi golin për pozicion jashtë loje, një vendim i diskutueshëm, ku lojtari rezultoi me majën e këmbës përpara mbrojtësit të fundit. Ndeshja përfundoi 1-1. Drama që vendosi fatin e Iranit Irani duhej të priste rezultatet e ndeshjeve të tjera për të mësuar fatin e tij.
Ndeshja Algjeri – Austri ishte vendimtare: çdo fitore e njërës palë do t’i jepte avantazh Iranit. Por drama nuk mungoi. Në minutën e 93-të, Riyad Mahrez shënoi për Algjerinë, duke i dhënë Iranit shpresa të mëdha për kualifikim. Megjithatë, në sekondat e fundit, Austria barazoi me golin e Sasa Kalajdzic, duke shuar ëndrrën iraniane për herë të dytë brenda 24 orëve.
Veprimi i Iranit pas ndeshjes me Egjiptin po pushton rrjetin – ata lanë një mesazh në zhveshtore Në fund, Senegali kaloi më tej falë diferencës së golave, ndërsa Kepi i Gjelbër përfitoi nga situata në grupin tjetër. “Jemi trajtuar padrejtësisht” Rrugëtimi i Iranit u ndikua edhe nga rrethana jashtë fushës së lojës.
Ekipi u përball me kufizime të shumta udhëtimi dhe ndryshime të vazhdueshme të bazës stërvitore, nga Arizona në Tijuana. Për më tepër, ata u lejuan të hynin në SHBA vetëm një ditë para ndeshjeve dhe duhej të largoheshin menjëherë pas tyre.
Trajneri Amir Ghalenoei e cilësoi skuadrën e tij si “më të shtypurën në turne”, duke deklaruar se përgatitjet e tyre ishin të kufizuara ndjeshëm krahasuar me ekipet e tjera. “Lojtarët e mi janë të jashtëzakonshëm. Ajo që kanë bërë këta të rinj duhet të shkruhet në histori. Pavarësisht problemeve, kemi arritur të paraqitemi mirë dhe bota duhet të jetë krenare me Iranin”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu i bëri thirrje FIFA-s që të sigurojë trajtim të barabartë për të gjitha kombëtaret në turnetë e ardhshëm.
