Qytetarët serb tanimë kanë nis të mblidhen në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, për të festuar të ashtuquajturin Vidovdan. Ndërkohë, policia po kontrollon nëse ata mbajnë me vete ndonjë simbol që nxit urrejtje ndëretnike. Sipas zyrtarëve policorë në terren, situata deri më tani ka qenë e qetë dhe e tillë pritet edhe të përfundojë.
Ndërkohë kp ka mësuar se tanimë janë shtuar forcat policore, duke monitoruar dhe ofruar siguri për qytetarët.
Burimi:
Bota Sot
