Jude Bellingham u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes” në fitoren e Anglisë 0-2 ndaj Panamasë, duke bërë që “Tre Luanët” ta mbyllin grupin në vend të parë. Bellingham ishte protagonisti kryesor i takimit me një gol dhe një asist.
Në intervistën pas ndeshjes, Bellingham foli për formën e mirë që po kalon në këtë Botëror dhe i dërgoi një sinjal të qartë Jose Mourinho-s, se cili është pozicioni i tij më i mirë në fushë. “Nuk e di nëse ky Bellingham është më i miri i sezonit. Shpresoj të kem Bellingham-in më të mirë për pjesën tjetër (të turneut)”, tha mesfushori anglez.
Bellingham shpjegoi pse ky version i tij në Botëror duket kaq i ndryshëm nga ai versioni i çrregullt që kishte në Real Madrid, në sezonin e fundit. “Nuk mendoj se është çështje besimi. Te Real Madrid luajta ndryshe, pak më thellë (në fushë). Me Anglinë jam një numër 10 ose edhe një numër 8 pak më i avancuar. Por, nuk më intereson se ku luaj në fushë, pozicioni.
Gjithmonë dua të luaj mirë për ekipin tim”, th a anglezi.
