Tiranë, mbajtën peng një kliente dhe u përplasën me policinë, në pranga dy persona

0%

Kanosën, privuan lirinë e një klienteje dhe kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 2 shtetas, pronarë të një dyqani.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit Sefedin Ahmetaj 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja Edjola Harunaj dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

U prezantua si punonjës policie me dokument të dyshuar të falsifikuar si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak, një sasi e konsiderueshme parash dhe sende me simbolet e Policisë së Shtetit, vihet në pranga 22-vjeçari.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin Emilio Jani, 22 vjeç, pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte, u prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrollit të banesës së tij iu dhe u sekuestrua fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe 2 medalione me mbishkrimin “Albanian State Police” Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

Burimi: Bota Sot