David Domgjoni ka zyrtarizuar largimin nga Hapoel Jeruzalem. Vendim i papritur pasi kishte edhe një vit të mbetur kontratë. 29-vjeçari shkruan në rrjetet sociale: “Lashë gjithçka në fushë për këtë fanellë. Faleminderit Hapoel”. Domgjoni e niste karrierën si profesionist te Tirana. Në Shqipëri ka luajtur po ashtu me Laçin e Kastriotin. Eksperienca e fundit ndërkohë ishte te Partizani.
Aty ku bashkëpunimi u mbyll në verën e kaluar.
Burimi:
Bota Sot
