Eslit Sala është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Pas mbylljes së aventurës 3-vjeçare me Vllazninë, mesfushori ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri në Kategorinë e Parë me vlonjatët. Kujtojmë se para kalimit në Shkodër, 26-vjeçari ka luajtur në Maltë. Ai është aktivizuar me ekipe si Maqabba FC dhe Valleta. Ndërsa sipas “Transfermarkt”, Sala vlen 200 mijë euro.
NJOFTIMI: 26-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit , vjen nga KF Vllaznia, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin e mesfushës. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Eslit! Të urojmë suksese me fanellën e Flamurtarit!