Zyra e BE-së në Kosovë me analizë për ekonominë ruse: Po përballet me goditje të thellë nga sanksionet

0%

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës si pasojë e tensioneve me Iranin, ekonomia e Rusisë vazhdon të përballet me presione të thella strukturore.

Sipas një deklarimi të publikuar, fitimet e papritura nga nafta janë zbutur nga forcimi i valutës dhe subvencionet për kompanitë e naftës dhe rafineritë, duke kufizuar ndikimin pozitiv në ekonominë ruse. “Në katër muajt e parë të vitit 2026, deficiti buxhetor i Rusisë ka arritur në 5.9 trilionë rubla, dukshëm më i lartë se 3.8 trilionë rubla sa ishte planifikuar për të gjithë vitin.

Po ashtu, raportohet se mbi 200,000 biznese janë mbyllur që nga janari”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së. Sipas të dhënave të publikuara, normat e interesit në Rusi mbeten të larta, borxhi korporativ është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa vendi po përballet edhe me mungesë të fuqisë punëtore, rritje të taksave dhe rënie të kërkesës së brendshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

BE thekson se sanksionet e vendosura përmes 20 paketave vazhdojnë të kufizojnë qasjen e Rusisë në teknologji, financa, logjistikë dhe tregjet energjetike, duke krijuar kosto afatgjata për ekonominë e saj. Në deklaratë shtohet se rritja e çmimeve të naftës mund të sjellë lehtësim afatshkurtër, por nuk e zhbën dëmin strukturor ekonomik, ndërsa presioni ndaj Rusisë vazhdon.

Burimi: Telegrafi