Deri në 4 orë pritje për hyrje në Maqedoni në VK “Bogorodicë”

0%

Nga dita e djeshme ka kolona të gjata me vetura në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për hyrje në Maqedoninë e Veriut. Shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale, me revoltë komentojnë se procedurat po zhvillohen ngadalë dhe se koha e pritjes deri në 4 orë.

Kolonat kilometërshe me automjete e bllokojnë edhe hapësirën ndërkufitare, ndërsa në anën e kundër, për dalje nga shteti dhe hyrje në Greqi, komunikacioni është normal dhe nuk ka pritje të gjata.

Për shkak të temperaturave të larta, nga LAMM rekomandojnë që të kontrollojnë gjendjen përmes Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë, kurse si rekomandim theksohet se udhëtimi të bëhet gjatë natës, edhe pse koha e pritjeve është gati e njëjtë, megjithatë do të shmangen temperaturat e larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi