Artur Meçollari: Të hetohet nxjerrja e 80 hektarëve nga baza e Pashalimanit

0%

Eksperti i sigurisë Artur Meçollari ka ngritur akuza lidhur me ndryshimet në Bazën Detare të Pashalimanit, duke pretenduar se rreth 80 hektarë janë nxjerrë nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes dhe i janë lënë vetëm 14 hektarë Forcës Detare. Sipas tij, në sipërfaqen e liruar është miratuar ndërtimi i një resorti turistik luksoz.

Meçollari pretendon se ky vendim cenon projektin e NATO-s për zhvillimin e Pashalimanit si bazë logjistike dhe i bën thirrje SPAK-ut të hetojë procedurat ligjore që kanë çuar në nxjerrjen e pronës nga përdorimi ushtarak, duke argumentuar se ato lidhen edhe me një dosje hetimore të hapur prej vitit 2021. Shkrimi i plotë: Për adhuruesit e Ramës dhe heshtjen e SPAK-ut.

Pertej çfarë po ndodh me Sazanin, Limionin, Shëngjinin, Porto Palermon, baza detare të Shqiperisë, ka edhe më. Ky është Pashalimani. Qysh prej një viti 80 ha i janë hequr Pashalimanit nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes, duke i lënë vetëm 14 ha. Është miratur ndërtimi i një resorti turistik luksos në atë sipërfaqe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

SPAK heton prej 5 vitesh bazën e Limionit dhe Shëngjinit, hetim rekord, kur vet SPAK thotë që koha maksimaleve hetimit është dy vjet. Qysh nga viti 2021 KM Rama nuk e përmend që Bazën Detare të Pashslimsnit ia ka ofruar NATO-s në tetor 2019. Baza ushtarake e Pashalimanit ishte për 5 vjet ne proces vleresimi nga strukturat e NATOs per kapacitetet e ofruara nga vendi yne.

Sot ka një vendim, Pashslimani do të jetë bazë logjistike e NATO-s. Çfarë do bëjë Rama dhe Begaj me 80 ha që i nxorrën nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes. Përse duhet hetuar nga SPSK? 1) Dekreti i Presidentit nr. 24, datë , për nxjerrjen nga PVP, është bërë mbështetur në procedurën e jashtëligjëshme të ndarjes së kësaj prone nga prona unitare.

Kjo procedurë e vitit 2016 dhe ndarjs e pronës nr. 1314 janë në hetim në SPAK në dosjrn 108/2021. Pra Presidenti me një akt të vitit 2025 ka ndërhyrë për legjitimimin e veprimeve të kundraligjëshme të vitit 2016 dhe që pengojnë hetimin. 2) Në vitin 2019 Shqipëria i ka ofruar NATO-s bazën e Pashalimsnit si bazë të saj. Në këtë periudhë baza e Pashalimsnit ishte pronë unitare.

NATO filloi studimin e Pashalimanit si një pronë unitare, rreth 94 ha. Por, ndërsa NATO vijonte studimin, Presidenti miratoi nxjerrjen nga PVP të pronës 1314, në hetim, rreth 80 ha, duke i lënë Forcës Detare dhe NATO-s vetëm 14 ha.

Ky akt i Predidentit dënton studimin e NATO-s për bazën e Pashalimanit, cënon marrëshëniet me NATO-n dhe dëmton kapacitetet operacionale kombëtare dhe të NATO-s.

Burimi: Bota Sot