Ronaldo nuk pushon, selektori mbron vendimin

0%

Shpërndaje në: Selektori i Portugalisë, Roberto Martinez ka mbrojtur kapitenin e tij, Cristiano Ronaldo, pasi superylli luajti 90 minuta të tjerë në barazimin pa gola me Kolumbinë. Portugalia përfundoi e dyta në grup. Ronaldo luajti ndërkohë që yjet e tjerë pushuan në ndeshjet e treta, pasi përfaqësueset e tyre siguruan kualifikimin.

Lionel Messi luajti gjysmë ore për Argjentinën, si zëvendësues, ndërsa Erling Haaland nuk u aktivizua fare për Norvegjinë. Por Ronaldo ka luajtur çdo minutë të mundshme deri më tani. “Qartë se nuk i krahasojmë lojtarët tanë me lojtarë të tjerë për të marrë vendime.

Do të ishte shumë joprofesionale”, ka thënë Martinez. 41-vjeçari Ronaldo është kritikuar për kontribut të zbehtë në lojën e Portugalisë, sidomos në mbrojtje. “Monitorojmë të gjitha informatat për lojtarët, që i marrim gjatë ndeshjeve. Pozitat e ndryshme në fushë kanë kërkesa të ndryshme dhe ne i monitorojmë deri në detaje. Cristiano është mësuar të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është më shumë çështje që mendërisht të jesh i fortë dhe gjithnjë të jesh i disiplinuar në pozitën tënde. Nuk ka çështje, fizike apo mendore, që Ronaldo të mos luajë për 90 minuta. Ndoshta në ndeshjen e ardhshme duhet të bëjmë ndryshim, por është si për çdo lojtar tjetër”, ka shtuar Martinez.

Burimi: Koha