Një i moshuar teksa ka mbajtur fjalën e tij në protestë e akuzoi kryeministrin Edi Rama si antikombëtar. Ai tha se Rama ka bërë gjenocid me largimin e popullsisë dhe se pensionistët marrin pensione si në Afrikë. “Kjo lëvizje e rinisë shqiptare të mos kthehet në qesharake si në vitin 1990. Sot bëj thirrje që shqiptarët të thërrasim intelektualë dhe idealistë që janë sprovuar para këtij regjimi antikombëtar. Pensionistët kanë pensione më të ulëta se në Afrikë. Edi Rama i ka prerë rrënjët kombit, duke bërë gjenocid me largimin e shqiptarëve. Intelektualët dhe idealistët të painfiltruar në sigurimin e shtetit të ngirhen”.
Burimi:
Bota Sot
