Arrestohet një shtetas serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli, voziste 221 km/h

0%

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në autostradën Shkup – Gjevgjeli pasi ka lëvizur me një shpejtësi prej 221 kilometrash në orë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Policia bëri të ditur se incidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Miletkovë, kur radari ka detektuar se shoferi, i identifikuar si M.S. (60 vjeç), po ngiste një automjet të llojit “BMW” me targa të Serbisë me një shpejtësi prej 221 kilometrash në orë, në një aks rrugor ku kufizimi i shpejtësisë është 120 kilometra në orë.

Sipas policisë, shoferi e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 101 kilometra në orë. Pas ndalimit, automjeti është sekuestruar, ndërsa shoferi është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot