Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional gjatë intervenimit në zjarrin e përmasave të mëdha që ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet.
Në reagimin e saj, drejtoria thekson se menaxhimi i suksesshëm i situatës ishte rezultat i koordinimit dhe angazhimit të përbashkët të disa institucioneve, përfshirë Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës, Policinë e Kryeqytetit, Shërbimin Emergjent Mjekësor, KRU “Prishtina”, si dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.
Po ashtu, është vlerësuar edhe kontributi i Kuzhinës Qendrore të Kryeqytetit, e cila ka ofruar ujë, qumësht dhe ushqim për ekipet emergjente gjatë gjithë kohës së intervenimit në terren.
Në njoftim shprehet mirënjohje për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e të gjitha ekipeve të angazhuara në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve, duke theksuar se në situata të tilla çdo mbështetje ka rëndësi të madhe.
Policia jep detaje për zjarrin në ndërtesën e banimit në Prishtinë, shtatë persona u lënduan Po ashtu, është uruar shërim i shpejtë për të gjithë të lënduarit gjatë intervenimit, si qytetarët ashtu edhe pjesëtarët e ekipeve emergjente. Në fund të reagimit, theksohet se bashkëpunimi, profesionalizmi dhe humanizmi ishin faktorët kyç që mundësuan menaxhimin me sukses të situatës emergjente.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës , në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë evakuuar banorët për të shmangur rrezikun dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Policia bën të ditur se pas raportimit për zjarrin, të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët për të shmangur rrezikun e mundshëm. Si pasojë e incidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre banorë të objektit dhe katër zjarrfikës, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.
