Cristiano Ronaldo ka hyrë në vendin e dytë në listën e futbollistëve të kapur më shpesh në pozicion jashtë loje në Kupën e Botës gjatë shekullit të 21-të. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2026, Portugalia barazoi 0–0 ndaj Kolumbisë, ku kapiteni veteran u ndal dy herë për pozicion jashtë loje.
Me këto raste, sulmuesi 41-vjeçar ka arritur në total 23 raste jashtë loje në historinë e tij në Kupën e Botës. Në këtë renditje, ai renditet i dyti, i tejkaluar vetëm nga ish-sulmuesi i Holandës, Robin van Persie, i cili kryeson me 25. Pas Ronaldos ndodhet francezi Thierry Henry me 22 raste.
Statistikat e Ronaldos në Kupat e Botës sipas edicioneve: Botërori 2006: 5 raste jashtë loje Botërori 2010: 3 Botërori 2014: 3 Botërori 2018: 1 Botërori 2022: 7 Botërori 2026: 4 Ky rekord e vendos Ronaldon në një statistikë të veçantë të historisë së Botërorëve, duke reflektuar edhe rolin e tij të vazhdueshëm si pikë referimi në sulmin e Portugalisë përgjatë më shumë se dy dekadash.
