Shkrepi 30 plumba gjatë një ahengu familjar në Fushë Kosovë, konfiskohet arma me gaz

0%

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë me gaz pas raportimit për të shtëna në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Pajazit Islami”.

Pas pranimit të informacionit për të shtëna me armë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz gjatë një ahengu familjar. Policia ka konfiskuar armën me gaz, pesë fishekë dhe 30 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot