Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet se i vuri zjarrin punëtorisë së babait

0%

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kamenicë, nën dyshimin për zjarrvënie dhe tentim zjarrvënieje. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më , rreth orës , ku i dyshuari dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, si dhe ka tentuar t’i vërë zjarrin edhe punëtorisë së një ankuesi tjetër. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Burimi: Telegrafi