Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Daliç, komentoi fitoren shumë të rëndësishme të ekipit të tij ndaj Ganës, duke shprehur njëkohësisht pakënaqësinë për disa vendime të arbitrave. “Një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se Kroacia luajti në mënyrë fantastike nga aspekti taktik . U rikthyem te parimet tona të vjetra.
Megjithatë, ky është vetëm hapi i parë dhe tani duhet të fokusohemi te ajo që na pret në Toronto. Nga stërvitjet e dija se mund dhe duhej të bënim më mirë”, deklaroi Daliç. Trajneri kroat u ndal veçanërisht te goli i Ganës, për të cilin beson se nuk duhej të pranohej. “Goli i Ganës nuk është i pastër. Kur një situatë kontrollohet për kaq gjatë, atëherë është e dyshimtë.
Vendime të tilla zakonisht jepen kundër nesh. Jam i bindur se ndaj Anglisë nuk do të përsëritej penalltia e Harry Kane-it dhe as nuk do t’u akordohej një pozitë jashtë loje si ajo e sotmja”, u shpreh Daliç.
