Mot me diell dhe temperatura deri në 32°C

0%

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Era do të jetë e dobët dhe me drejtime të ndryshme. Sipas parashikimeve, kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore.

Temperaturat e përshtatshme, moti i thatë dhe orët e gjata me diell krijojnë kushte optimale për pjekjen e drithërave. Me fillimin e fushatës së korrje-shirjeve të grurit, kjo fundjavë konsiderohet veçanërisht e përshtatshme për nisjen e punimeve në arat me drithëra dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera bujqësore.

Korrjet pritet të nisin fillimisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku falë kushteve më të favorshme klimatike ato zakonisht fillojnë rreth 10 ditë më herët sesa në Rrafshin e Kosovës. Edhe kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, për shkak të temperaturave të larta dhe rrezatimit të shtuar diellor, rekomandohet shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe përdorimi i masave mbrojtëse ndaj rrezeve UV, të cilat do të kenë intensitet të lartë.

Burimi: Telegrafi