SHBA prezanton pasaporta të reja për 250-vjetorin, përfshihet edhe figura e Donald Trump

0%

Administrata e Shteteve të Bashkuara ka prezantuar një seri të kufizuar të pasaportave të reja amerikane, të lansuara në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së vendit. Sipas njoftimeve zyrtare, për herë të parë në historinë e dokumenteve të udhëtimit amerikanë, në dizajnin e pasaportës përfshihet fotografia e një presidenti në detyrë, konkretisht e presidentit Donald Trump.

Trump ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e dokumentit të ri, ku ai shihet pranë tavolinës historike “Resolute Desk”, me sfondin e Deklaratës së Pavarësisë dhe nënshkrimin e tij të vendosur në faqe. Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se këto pasaporta do të jenë të disponueshme nga 6 korriku, por në sasi të kufizuara.

Po ashtu, autoritetet kanë theksuar se dokumenti mund të merret vetëm nga shtetasit amerikanë dhe nuk do të ketë mundësi aplikimi online apo përmes postës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com