Rama sfidon kritikët, publikon videon nga Banjat e Bënjës me turistë që festojnë: Kësaj radhe s’nuk… fitoi e vërteta

0%

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për debatin në rrjetet sociale lidhur me situatën në Banjat Termale të Bënjës në Përmet. Kreu i qeverisë publikon pamje të mbrëmjes nga zona turistike, e cila duket e mbushur me turistë. Në videon e publikuar nga kryeministri, shfaqen turistë të shumtë që festojnë nën ritmet e muzikës popullore te Banjat Termale të Bënjës.

“LIVE nga Banjat “e shkretuara” Termale të Bënjës, Përmet, ku me shumë dizinformim e montazhe provokuese të shpërndara nëpër kanalet sociale 48 orë rresht nga flamingot me qeleshe të bulevardit dhe me fryrjen e pandalur të Algoritmit të urrejtjes, u tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje…Por kësaj radhe s’nuk, fitoi e vërteta”.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama publikoi të tjera pamje nga Banjat Termale të Bënjës në Përmet, duke i paraqitur ato si dëshmi të zhvillimit të zonës dhe duke kundërshtuar pretendimet për dëmtim të zonës turistike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot