Para disa minutash, klub i i Elbasanit ka zyrtaizuar transferimin e portierit Igor Aleksovski. Në sezonin që lamë pas, “gardiani” 31-vjeçar ishte titullar i padiskutueshëm te Flamurtari në Superiore, ndërsa numëron edhe 2 ndeshje me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Me këtë lëvizje në merkato, Elbasani gjen pasuesin e ish-portierit Martin Janacek.
Më shumë lehtësim për trajnerin Ivan Gvozdenovic në lidhje me numrin “1”. Fakti që Aleksovski e njeh Superioren, ia bën më të lehtë fazën e përshtatjes te verdheblutë. Në të kaluarën, protagonisti në fjalë ka luajtur edhe me bardheblutë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa titullin e vetëm në karrierë e ka me Vardarin, kampionatin..
