Brazilin e pret “ferri” në raundin tjetër

0%

Edhe pse do të duhen edhe rezultatet që do të prodhojnë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, janë bërë të ditura 8 “përplasjet” e raundit të 1/32-tave, ku spikasin duele vërtetë interesante. Brazili i Carlo Ancelottit do të ketë një tjetër “sprovë” të vështirë përballë Japonisë, ndërsa Holanda do të përballet me Marokun.

Sakaq, më “fatlumë” shihen Gjermania, Argjentina dhe Amerika organizatore. Skuadra e Julian Nagelsmann do të sfidojë Paraguain, ndërsa kampionët në fuqi të “Albiceleste” do të kenë të bëjnë me debutuesit e turneut, Kepi i Gjelbër. Kombëtarja, që mban dhe statusit e vendit organizator të Botërorit do të ndeshet me Bosnje dhe Hercegovinën.

Në duelet e tjera, Afrika e Jugut do të përballet me Kanadanë, takim ky i përcaktuar për t’u zhvilluar të dielën në orën , teksa Franca sfidon Suedinë, Bregu i Fildishtë Norvegjinë si dhe Egjipti me Australinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raundi i parë eliminator i Kupës së Botës: Afrika e Jugut – Kanada Holandë – Marok Brazili – Japoni Bosnja dhe Hercegovina – SHBA Argjentinë – Kep i Gjelber Australi – Egjipt Francë – Suedi Gjermani – Paraguai Norvegji – Bregu i Fildishtë Kemi një natë tjetër përpara dhe ndeshjet e raundit të tretë në grupet J, K dhe L, të cilat do të na sjellin orarin e plotë të raundit të 16-të.

Burimi: Bota Sot