Qytetarët e Kosovës, duke filluar nga kjo fundjavë, do të kenë mundësi t’i deponojnë mbeturinat në katër deponi sanitare të menaxhuara nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila njoftoi se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në deponitë sanitare në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë.
Sipas saj, qytetarët tashmë kanë në dispozicion vende të ligjshme dhe të sigurta për deponimin e mbeturinave, duke synuar kështu zvogëlimin e hedhjes së tyre në natyrë apo në deponi ilegale. Ministrja bëri të ditur se këto katër deponi do të jenë të hapura për qytetarët çdo të shtunë, nga ora deri në orën .
“Prandaj nuk ka më arsye apo justifikim që ato të hidhen në natyrë ose në deponi ilegale” – ka shkruar Pacolli të shtunën, më . Pacolli, ditë më parë ka njoftuar se tarifa e pranimit të mbeturinave do të jetë 10 euro e 31 centë për ton dhe pagesa kryhet vetëm me kartelë bankare.
Sa i përket procesit të dorëzimit të mbeturinave, lejohet hyrja në deponi vetëm me traktorë, kamioneta dhe kamionë. Ministrja ka potencuar se shkarkimi i mbeturinave bëhet vetëm në vendin e përcaktuar nga operatori. Kurse, mbeturina e lejuara për deponim janë: Mbeturinat komunale (shtëpiake) dhe mbeturinat e tjera me natyrë ose përbërje të ngjashme me to.
Kurse, mbeturinat e ndaluara për deponim janë: mbeturinat e rrezikshme, mbeturinat e lëngshme ose të rrjedhshme, mbetjet bërthamore, toksike dhe radioaktive, mbeturinat që përmbajnë azbest, bombolat dhe kontejnerët me gaz nën presion, substancat vetëndezëse dhe lëndët djegëse të kategorisë së parë, materialet eksplozive.
Mbeturina tjera që ndalohen për deponim janë edhe substanca që reagojnë dhunshëm në kontakt me ujin, duke rritur temperaturën ose duke çliruar gazra, mbeturinat infektive spitalore dhe klinike nga institucionet mjekësore dhe veterinare, mbeturinat industriale që rezultojnë nga proceset e trajtimit të substancave të rrezikshme.
