Policia ka ndaluar një person të dyshuar, i cili në disa raste nuk kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur gjatë drejtimit të motoçikletës. Sipas Policisë, gjatë trajtimit të rastit janë evidentuar gjithsej tetë kundërvajtje, për të cilat janë përpiluar fletëparaqitje për procedim në gjykatë. Gjithashtu, të dyshurit i është sekuestruar përkohësisht motoçikleta.
Aksioni njoftohet se është realizuar të premten, më nga zyrtarët e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan, të angazhuar në kuadër të Task Forcës “Siguria në Trafik”. Policia bënë të ditur se i dyshuari, duke mos iu bindur urdhrave të policisë, ka rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Po ashtu, gjatë procedurës për tërheqjen e motoçikletës, ai dyshohet se ka penguar policët dhe personelin e autorizuar për bartjen e automjeteve në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. “Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e procedurave kundërvajtëse ndaj të dyshuarit.
Atij i janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje nga fusha e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike, si dhe fletëparaqitje sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”- shkruhet në komunikatën e Policisë.
