Haziri: S’nxirret vendi nga kriza, nëse partia e parë s’e zhvillon instinktin e bashkëpunimit

0%

Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova nuk mund të dalë nga kriza, po që se partia e parë “nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit”. Në një shkrim në Facebook, Haziri ka thënë se “veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra. Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës! Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës. Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese.

Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në! Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike! Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj”, ka shkruar ai. LDK-ja e Hazirit doli e treta në zgjedhjet e 7 qershorit dhe siguroi 18 ulëse në Kuvend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Parti e parë sërish doli Vetëvendosje që ka marrë 53 ulëse. PDK-ja është e dyta me 22 ulëse. Për t’u formuar Qeveria, kërkohen së paku 61 vota për. Ndërkaq, procedura e zgjedhjes së presidentit nuk mund të nisë pa marrë pjesë në votim së paku 80 deputetë. Zgjedhjet e rregullta u organizuan në shkurt të vitit të shkuar, ndërsa Kuvendi arriti të konstituohet tek në fund të gushtit.

E meqë Vetëvendosja dështoi ta sigurojë shumicën për krijimin e qeverisë, u organizuan zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor. Pas këtyre zgjedhjeve nuk pati bllokadë për të dyja institucionet, por Kuvendi u shpërnda meqë nuk arriti ta zgjedhë presidentin.

Burimi: Koha