Pasgoditjet po pengojnë operacionet e shpëtimit në Venezuelë

0%

Shpërndaje në: Pasgoditjet e vazhdueshme pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën po e vështirësojnë kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave të konfirmuar deri tash është të paktën 920 persona. Mbi 3 mijë kanë mbetur të lënduar.

Koordinatorja e ndihmave në Kryqin e Kuq, Loyce Pace, ka thënë se lëkundjet e shpeshta po rrezikojnë si ekipet e shpëtimit ashtu edhe banorët e zonave të prekura. “Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë sa i vazhdueshëm ka qenë ky kërcënim. Ka pasur lëkundje pothuajse gjatë gjithë kohës dhe kjo është mjaft e frikshme”, ka rrëfyer ajo për CNN.

Sipas saj, ekipet e emergjencës duhet të tregojnë kujdes të madh gjatë hyrjes në ndërtesat e dëmtuara për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë për të mbijetuarit. Pace paralajmëroi se edhe banorët duhet të jenë të kujdesshëm para se të rikthehen në shtëpitë e tyre, pasi shumë ndërtesa kanë pësuar dëmtime serioze dhe ekziston rreziku i shembjeve të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha