IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta gjatë fundjavës

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi sipas parashikimeve meteorologjike vendi do të përfshihet nga temperatura të larta.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve në vijim pritet të mbizotërojë një valë të nxehti me intensitet mesatar.

Instituti paralajmëron se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë, si fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjet dhe fëmijët nga nxehtësia”- shkruan IKSHPK, të shtunën më . Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar se gjatë kësaj fundjave, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.

Burimi: Kallxo