‘Ai është….’, Juli flet për ‘partnerin’ në procesin e pritjes së ëmbël

0%

Juliana Nura, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova mbrëmë mblodhi miqtë e ngushtë dhe fytyrat publike për premierën e reality show-t të saj më të ri, “Eagle Queen”. Ajo ktheu të gjithë sytë nga vetja kur u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar përfundimisht atë që përflitej prej kohësh nëpër korridoret e showbizz-it: Xhuli do të bëhet nënë.

Por për t’i dhënë një tjetër dimension kësaj historie, ajo ka vendosur ta nisë këtë rrugëtim krejtësisht e vetme, duke thyer tabutë dhe duke zgjedhur procedurën in vitro. Sigurisht, kur një personazh kaq i lakuar në media merr një vendim të tillë, kurioziteti i publikut arrin majat dhe pyetja që pushtoi rrjetin ishte e pashmangshme rreth identitetit të babait biologjik.

Aludimet qenë nga më të ndryshmet, madje disa komentues me humor rikthyen në vëmendje histori të vjetra duke përmendur yje si Karim Benzema apo Cristiano Ronaldo. Megjithatë, në një prononcim për Prive By Liberta Spahiu, Xhuli i shoi të gjitha dilemat me shumë sportivitet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pasi qeshi me lajmet virale të rrjetit, ajo i vuri pikat mbi “i” për sa i përket origjinës së tij me një deklaratë të drejtpërdrejtë. “Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u shpreh Juliana.

Gjatë intervistës, Juliana zbuloi anën e saj më të ndjeshme, duke treguar se ky nuk ishte një hap i nxituar, por një zgjedhje e menduar mirë për të mos rrezikuar paqen e saj dhe të fëmijës në të ardhmen me marrëdhënie që mund të dështonin. Ajo nuk ngurroi t’u kthejë përgjigje edhe atyre që e etiketojnë këtë zgjedhje si egoiste.

Xhuli theksoi prerë se derisa dikush të mos jetë në këpucët e saj, nuk ka asnjë të drejtë ta gjykojë. Ajo vuri në dukje një detaj mjaft interesant, duke thënë se kritikat për vendimin e saj zakonisht vijnë nga gjinia mashkullore, ndërsa vajzat që vërtet e kuptojnë këtë nevojë të thellë për mëmësi, vetëm e mbështesin dhe e përgëzojnë për guximin.

E gjithë kjo prapaskenë dhe rrugëtimi i saj unik do të shpalosen gjerë e gjatë në episodet e “Eagle Queen”.

Burimi: Bota Sot