Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se besimi fetar duhet të ketë një rol më të madh në jetën publike amerikane, duke thënë se “një komb që të jetë i madh duhet të ketë fe dhe Zot”. Deklarata e tij ka nxitur debat të ri mbi parimin kushtetues të ndarjes së fesë nga shteti, i cili ka qenë një nga themelet e sistemit politik amerikan.

Sipas Trump, rikthimi i besimit fetar në shoqëri është i rëndësishëm për forcimin e vlerave kombëtare dhe funksionimin e duhur të institucioneve. Ai shtoi se pa besim fetar, një shoqëri, sipas tij, has vështirësi në funksionim.

Në të njëjtën linjë, një komision këshillues i administratës së tij ka propozuar zgjerimin e pranisë së fesë në institucionet publike, shkolla dhe jetën shtetërore, përfshirë edhe ndryshime në politikat ekzistuese që kufizojnë aktivitetin politik të organizatave fetare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Propozimet kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, pasi prekin një nga parimet themelore të Kushtetutës amerikane, që e përcakton Shtetet e Bashkuara si shtet laik me ndarje të qartë mes fesë dhe shtetit. Debati pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa dokumenti është hapur për konsultim publik dhe mund të pësojë ndryshime para finalizimit të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com