Sonte tri ndeshje

0%

Në Kupën e Botës 2026, sot në program janë ndeshjet e fundit në grupet L, K dhe J, ku këto përballje do të vendosin fatin e kualifikimit në fazën nokaut për disa ekipe. Kroacia do të përballet me Ganën me synim fitoren dhe konfirmimin në mesin e 32 skuadrave më të mira.

Sulmuesi i Kroacisë, Ivan Perishiq, ka theksuar besimin e skuadrës në përvojën ndaj ekipeve afrikane: “Kroacia ka një rekord të mirë ndaj ekipeve afrikane në Kupën e Botës dhe kjo na jep besim. Por ne duhet të përmirësojmë lojën tonë dhe të shmangim gabimet”, tha ai.

Analistët këtë përballje e shohin si shumë të ekuilibruar, me Kroacinë që pritet të kërkojë dominimin e topit, ndërsa Gana mbështetet në kundërsulme të shpejta dhe organizim defensiv. Megjithatë, fakti që Gana tashmë e ka siguruar kalimin tutje në bazë të rezultateve në grupet e tjera mund t’ia bëjë më të lehtë kroatëve arkëtimin e pikëve të nevojshme për kualifikim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kolumbia dhe Portugalia tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje, por përballja e tyre do të vendosë se cila do të jetë fituese e Grupit K. Ndërkaq, Republika Demokratike e Kongos synon rezultat pozitiv në duel me Uzbekistanin për të arritur një tjetër rezultat historik me paraqitjen në fazën e eliminimit direkt.

Ndërkohë, në Grupin J spikat dueli Algjeri-Austri, me të dyja ekipet që synojnë fitoren për të siguruar kalimin në mesin e 32 skuadrave më të mira. Ndërkaq, Argjentina tashmë e kualifikuar, synon që edhe ndaj Jordanisë të tregojë klasin e saj. Grupi L – Panama – Anglia VS1 Kroacia – Gana RTK1 Grupi K – RD Kongo – Uzbekistani VS1 Kolumbia – Portugalia RTK1 Grupi J –

Burimi: Bota Sot