Spanja ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi mesfushori me tipare sulmuese Yeremy Pino ka pësuar një dëmtim serioz që pritet ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të turneut. Sipas gazetës “Marca”, aventura e Pinos në Botëror ka përfunduar, pasi ai ka pësuar një frakturë të klavikulës gjatë fitores 1-0 të Spanjës ndaj Uruguait, në ndeshjen e raundit të tretë.
Takimi u karakterizua nga ndërhyrje të ashpra dhe duele të forta fizike ndaj lojtarëve spanjollë. Anësori i Crystal Palace hyri në fushë si zëvendësues, por pas një rrëzimi të rëndë u detyrua të largohej i dëmtuar. Ai u pa duke lënë stadiumin me krahun e imobilizuar në një mbajtëse. Problemet nuk mbarojnë me kaq për trajnerin Luis de la Fuente.
Edhe Nico Williams raportohet se ka pësuar një dëmtim muskulor, që e vë seriozisht në dyshim për vazhdimin e turneut. Në këto kushte, Spanja mbetet me mungesa të mëdha në repartin ofensiv, pasi edhe Victor Muñoz vazhdon të vuajë nga probleme fizike.
