Anglia synon kreun

0%

Sot në mbrëmje vëmendja është e përqendruar te Grupi L, ku zhvillohen dy sfida të rëndësishme, Anglia përballet me Panamanë, ndërsa Kroacia sfidon Ganën. Pas një faze të parë bindëse, Anglia rikthehet në fushë me një objektiv të qartë, të fitojë tre pikët dhe të sigurojë vendin e parë në grup.

“Tre Luanët”, të drejtuar nga Thomas Tuchel, mbeten favoritët absolutë falë një skuadre të mbushur me cilësi, eksperiencë dhe talent në çdo repart. Barazimi pa gola ndaj Ganës ngadalësoi disi rrugëtimin e anglezëve, por trajneri gjerman u ka kërkuar tifozëve të ruajnë besimin, duke theksuar se skuadra vazhdon të jetë në një pozicion shumë të favorshëm.

Me katër pikë në renditje, një fitore ndaj Panamasë do t’i siguronte Anglisë kualifikimin si kryesuese e Grupit L, përveç rastit kur Gana arrin një fitore me diferencë të madhe golash. Në anën tjetër, Panamaja nuk ka ndërmend të dorëzohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kombëtarja nga Amerika Qendrore, e drejtuar nga ish-sulmuesi i Barcelonës, Thomas Christiansen, arriti vitin e kaluar vendin e 29-të në renditjen botërore të FIFA-s dhe aktualisht renditet në vendin e 34-t. Megjithëse ka humbur dy ndeshjet e para dhe është eliminuar matematikisht nga turneu, paraqitjet e saj kanë qenë më të mira sesa tregojnë rezultatet.

Pa asnjë pikë në grup, Panamaja do të kërkojë të mbyllë aventurën e saj me një rezultat pozitiv, që do të kishte vlerën e një suksesi historik dhe do të ishte një shpërblim për paraqitjet e zhvilluara deri tani. Në ndeshjen tjetër të Grupit L, përballen Kroacia dhe Gana në një sfidë që mund të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën me eliminim direkt të turneut.

Skuadra e drejtuar nga Zlatko Dalic, ka pasur një ecuri me ulje dhe ngritje në ndeshjet e fundit, nje humbje në debutim ndaj Anglisë, por më pas, një fitore të rëndësishme 1–0 ndaj Panamasë, rezultat që i ka mbajtur ende në garë për kalim më tej. Kroatët kanë nevojë për pikë dhe pritet të nisin ndeshjen me kontroll të topit dhe presion të lartë, duke kërkuar dominim që nga fillimi.

Nga ana tjetër, Gana paraqitet si një skuadër e organizuar dhe shumë e disiplinuar në mbrojtje. Afrikanët kanë treguar stabilitet të madh në fazën mbrojtëse, duke mos pësuar gol në dy ndeshjet e fundit.

Me 4 pikë të grumbulluara dhe në vendin e dytë në grup, ata vijnë në këtë sfidë me moral të lartë dhe me besim të plotë te kundërsulmet e shpejta, që mbeten arma e tyre kryesore në lojën ofensive. Për Ganën, edhe një barazim mund të jetë rezultat i vlefshëm, ndërsa Kroacia kërkon me çdo kusht fitoren për të siguruar më lehtë kualifikimin. Ndeshjet nisin në orën .

Burimi: Bota Sot