Nis pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të Kosovës

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Sipas njoftimit të saj, qytetarët tashmë mund të deponojnë mbeturinat në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt në deponitë sanitare në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë. “Sot ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në deponitë sanitare të KMDK-së në Mirash, Landovicë, Velekincë dhe Dumnicë”, ka bërë të ditur Pacolli-Dalipi.

Ajo ka theksuar se kjo nismë synon të ofrojë një alternativë të rregullt për qytetarët dhe të ndikojë në uljen e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara. “Tashmë qytetarët kanë një vend të ligjshëm dhe të sigurt për t’i deponuar mbeturinat”, ka deklaruar ministrja në detyrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas saj, pranimi i mbeturinave nga qytetarët do të bëhet çdo të shtunë, në intervalin kohor nga ora deri në , në të katër deponitë sanitare. “Çdo të shtunë, nga ora deri në , në këto katër deponi pranohen mbeturinat nga qytetarët, prandaj nuk ka më arsye apo justifikim që ato të hidhen në natyrë ose në deponi ilegale”, është shprehur Pacolli-Dalipi.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për përgjegjësi të përbashkët në ruajtjen e mjedisit. “Të gjithë kemi për detyrë që ambientin ta ruajmë e Kosovën tonë ta bëjmë të pastër e të gjelbër”, ka theksuar Pacolli-Dalipi. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi