Humbi Botërorin

0%

Një futbollist i Panamasë, i cili nuk mundi që të merrte një ftesë në kombëtare për të përfaqësuar vendin e tij në Botërorin 2026 sot ka mundësi që të shikojë duelin e madh me Anglinë nga fusha.

Bëhet fjalë për Joel Williams, i cili është një lojtar i Union Cocle FC, por sot në fushë do të jetë si… fotoreporter. 28-vjeçari i talentuar humbi mundësinë që të grumbullohej nga Panamaja për shkak të luhatjeve sa i përket formës fizike në sezonet e fundit.

Kjo ka qenë arsyeja, e cila shtyu ish-lojtarin e Barçës, sot komisari teknik i Panamasë, Thomas Christiansen, që të mos e grumbullonte lojtarin e talentuar të lindur në Panama Siti. Por i riu nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka bërë gjithçka për të mos humbur ndjesinë e një ndeshjeje të këtij kalibri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka fotografuar buzë fushe shokët e tij të skuadrës teksa ishin në aksion në ndeshjet kundër Ganës dhe Kroacisë. Sot ai do të bëjë të njëjtën gjë edhe në takimin e fundit të Grupit L të Panamasë atë kundër Anglisë.

Burimi: Bota Sot