5 vjeçari në gjendje stabile pas lëndimit nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, QKUK jep detaje

0%

Fëmija 5-vjeçar që u lëndua në zjarrin që përfshiu një banesë në një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë është në gjendje stabile. Kështu ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës, ende është në observim, gjendja stabile, do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të trajtimit”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, nga ky incident janë lënduar edhe një qytetar dhe pesë zjarrfikës, të cilët sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, kanë pësuar lëndime të lehta gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri te Parku i Qytetit në Prishtinë Kaplohet nga zjarri një ndërtesë te Parku i Qytetit në Prishtinë Tre persona pranojnë trajtim mjekësor nga zjarri që kaploi një ndërtesë banimi në Prishtinë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com