Dukagjin Azizi: Gazeta “Bota sot” dhe hendbolli janë ambasadorët më të mëdhenj të shtetit

0%

Ish-reprezentuesi i Kosovës në hendboll, Dukagjin Azizi, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Azizi vlerësoi kontributin e gazetës ndër vite në promovimin e hendbollit, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë pranë komunitetit të këtij sporti, me raportime për ngjarjet, sukseset e klubeve, sportistëve dhe të Kombëtares së Kosovës. “Urime gazeta ‘Bota sot’.

Gazeta ‘Bota sot’ dhe hendbolli janë ambasadorët më të mëdhenj të shtetit! \ Uroj suksese në vazhdimësi për gazetën”, ka uruar Azizi.

Burimi: Bota Sot