Fëmija në gjendje stabile pas lëndimit nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, të lënduar lehtë edhe pesë zjarrfikës

0%

Një fëmijë është në mesin e të lënduarve në zjarrin që ka përfshirë kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë. Gjendja e tij është stabile ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës , ende është në observim, gjendja stabile, do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të tretmanit”, tha ai.

Zjarr i madh përfshin një ndërtesë banimi në Prishtinë – tre persona marrin ndihmë mjekësore Ndërkaq në këtë incident, sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica ka mbetur i lënduar edhe një banor tjetër si dhe pesë zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës të mëngjesit ku pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Burimi: Telegrafi