Eskalimi i ri pas sulmit amerikan – një anije cisternë u godit me raketë në Ngushticën e Hormuzit

0%

Një incident i ri sigurie ka tronditur Ngushticën strategjike të Hormuzit, pasi një predhë e paidentifikuar ka goditur një tanker tregtar gjatë lundrimit, konfirmoi sot Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Sipas njoftimit zyrtar, anija e sulmuar ka pësuar dëmtime në urën e komandimit.

Fatmirësisht, të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar pa lëndime dhe aktualisht ndodhen në siguri. UKMTO bëri të ditur se pas goditjes nuk është raportuar ndotje e detit, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve janë duke vazhduar. Ky sulm vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve dhe përplasjeve të reja ushtarake në rajon, të cilat nisën vetëm disa orë më herët.

Shtetet e Bashkuara kryen gjatë natës sulme të gjera ajrore në bregdetin jugor të Iranit, duke goditur pozicione ushtarake iraniane. Pentagoni konfirmoi zyrtarisht se gjatë operacionit u goditën sisteme raketore dhe radarësh të Iranit, si dhe baza të dronëve pa pilot.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmet ishin një përgjigje direkte e Uashingtonit ndaj sulmit iranian me dron kundër anijes së kontejnerëve Ever Lovely, e cila lundron nën flamurin e Singaporit.

Burimi: Bota Sot