Dembele kërkon më shumë nga vetja

0%

Ousmane Dembele ishte heroi i Francës në fitoren 4-1 ndaj Norvegjisë, por pavarësisht “hat-trickut” spektakolar, sulmuesi francez nuk u shfaq plotësisht i kënaqur me paraqitjen e tij.

Ylli i Paris Saint-Germain realizoi tre gola brenda 32 minutave të para, duke ndihmuar Francën të sigurojë vendin e parë në Grupin I dhe të ruajë nisjen perfekte në Kupën e Botës. ] Me këtë paraqitje, Dembele shënoi një nga “hat-trickët” më të shpejtë në historinë e Botërorit.

Megjithatë, fituesi i “Topit të Artë” nuk u rrëmbye nga lavdërimet dhe kërkoi që skuadra të mbetet plotësisht e fokusuar para fazës me eliminim direkt. “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe do të qëndrojmë të fokusuar, sepse ajo që vjen tani do të jetë edhe më e vështirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi lojtarë cilësorë në fushë dhe në stol. Me komunikim gjithçka bëhet më e lehtë, sepse kuptohemi më mirë”, deklaroi Dembele për M6. Edhe pse shënoi tre gola, sulmuesi francez pranoi se ishte më i kënaqur me paraqitjet e tij në ndeshjet e mëparshme të fazës së grupeve. “ Jam i lumtur, është një moment unik dhe i rëndësishëm për mua.

Paraqitja ime ishte e mirë, por më shumë më pëlqeu ndeshja ime kundër Senegalit ose ajo kundër Irakut. Mendoj se aty isha më me ndikim. Duhet të qëndrojmë të fokusuar, sepse gjëra të rëndësishme na presin”, u shpreh ai. Franca e mbylli fazën e grupeve me tri fitore nga tri ndeshje dhe tashmë hyn me vetëbesim të madh në fazën me eliminim direkt.

Në raundin e 1/32-ave, “Les Bleus” do të përballen me Suedinë të martën e ardhshme. Me Dembele në formë të lartë dhe Kylian Mbappe si një tjetër armë kryesore në sulm.

Burimi: Bota Sot