Shpërndaje në: Vala e të nxehtit që ka përfshirë Francën ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, ndërsa në disa dyqane janë regjistruar shtyrje dhe rrëmujë për të siguruar kondicionerë dhe pajisje të tjera ftohëse. Autoritetet në Paris kanë vendosur gjithashtu masa të jashtëzakonshme, duke ndaluar përkohësisht konsumimin e alkoolit në hapësirat publike.
Sipas mediave franceze, kaos u raportua në një qendër tregtare pranë qytetit Chambray-lès-Tours, ku qytetarët prisnin në radhë që në orët e hershme të mëngjesit për të blerë pajisje ftohëse. Raftet me kondicionerë u zbrazën brenda pak minutash pas hapjes së dyqanit. Në rrëmujën dhe shtyrjet mes klientëve, disa persona pësuan lëndime të lehta.
VIDEO: A severe heatwave has gripped France, with temperatures climbing above 40°C in several areas as the country experiences record-breaking summer conditions. #DialoguePakistan #Record #Heatwave #France #Demand #AirConditioners pic.twitter.com/65swcidbdQ — Dialogue Pakistan (@DialoguePak) June 27, 2026 Skena të ngjashme u regjistruan edhe në një dyqan në Paris.
Dyqani kishte nxjerrë në shitje kondicionerë portativë me çmim promocional prej 179 eurosh, çka shkaktoi fluks të madh të qytetarëve, pasi pajisjet ishin shitur pothuajse në të gjitha dyqanet e tjera. Temperaturat në Francë javët e fundit kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, ndërsa në disa zona janë regjistruar edhe vlera ekstreme që kanë kaluar 45 gradë.
