Dy të lënduar dhe pesë zjarrfikës kërkojnë ndihmë mjekësore nga zjarri i madh në Prishtinë

0%

Dy persona, babë e bir, kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë katin e fundit të një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Për KALLXO.com, drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, se të dy të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe pesë zjarrfikës, të cilët pësuan lëndime gjatë ndërhyrjes për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.

Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur. Pamjet e siguruara nga KALLXO.com tregojnë flakë të mëdha që kanë përfshirë katin e fundit të ndërtesës, ndërsa ekipet e reagimit të shpejtë janë angazhuar në terren për vënien e situatës nën kontroll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, për të përcjellë nga afër zhvillimet.

Burimi: Kallxo