Vdes trajneri i njohur i Kosovës

0%

Sporti i Kosovës është në zi. Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë trajneri i njohur i basketbollit, Naser Oskacaku, duke lënë pas një kontribut të çmuar në basketbollin e Kosovës. Lajmi ka pikëlluar komunitetin sportiv, në Kosovë veçanërisht qytetin e Prizrenit, ku ai ishte një figurë e respektuar.

Naser Oskacaku, ish basketbollistet Anduena Rifati e Elinda Musliu Oskacaku gjatë karrierës së tij drejtoi me sukses ekipin e KB Bashkimin, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e klubit dhe të basketbollit në vend. Emri i tij mbetet i lidhur me përkushtimin, profesionalizmin dhe punën me shumë gjenerata basketbollistësh.

Ndarja nga jeta e Naser Oskacakut përbën një humbje të madhe për sportin e Kosovës. Familjes Oskacaku “Si basketbolliste e kam kuptuar sa e rëndësishme është të kesh pranë një trajner që të udhëheq jo vetëm në fushë por edhe në jetë. Dr. Naser Oskacaku ishte pikërisht i tillë. Një trajner i madh me zemër të madhe që la gjurmë te çdo sportist që pati fatin ta njohë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si mjek ishte po aq i jashtëzakonshëm gjithmonë në shërbim të njerëzve me përkushtim e humanizëm. Trashëgimia e tij në basketboll dhe në jetët e shumë njerëzve do të mbetet e paharruar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit. U prehtë në paqe”, ka shpreh ngushëllime basketbollistja e ish kapitenja e KB Bashkimit, Elinda Musliu.

Burimi: Bota Sot