Kryetari i komunës së Prishtinës, Përprarim Rama ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes ku një ndërtesë është përfshirë nga zjarri, në kryeqytet. Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, ka shkruar se në këto momente, solidariteti dhe profesionalizmi bëjnë diferencën.
“ Falenderim i veqantë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe ekipet shëndetësore, të cilët, së bashku me ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, reaguan me shpejtësi, profesionalizëm ”, ka shkruar Rama. Postimi i tij i plotë: Një ndërtesë u përfshi nga flakët sot Prishtinën. Në këto momente, solidariteti dhe profesionalizmi bëjnë diferencën.
Falenderim i veqantë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe ekipet shëndetësore, të cilët, së bashku me ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, reaguan me shpejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Mirënjohje për secilin që ishte në terren.
Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
