Sulmuesi francez Ousmane Dembélé ka mundësinë të shkruajë historinë e futbollit botëror në vitet e ardhshme. Vetëm 10 futbollistë kanë arritur deri më sot të fitojnë tre trofetë më prestigjiozë të futbollit: Topin e Artë, Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve.
Në këtë listë bëjnë pjesë emra legjendarë si Zinedine Zidane, Lionel Messi, Bobby Charlton, Ronaldinho, Kaká, Rivaldo, Gerd Müller, Franz Beckenbauer dhe Paolo Rossi, ndërsa Dembélé është bërë pjesë e këtij grupi elitar. Megjithatë, ylli francez mund të arrijë diçka që askush nuk e ka bërë më parë.
Nëse Franca fiton Botërorin 2026 dhe Dembélé shpallet sërish fitues i Topit të Artë pas një tjetër sezoni të madh, ai do të bëhej futbollisti i parë në histori që e kompleton dy herë këtë “trilogji të artë”. Dembélé ka fituar tashmë dy herë Ligën e Kampionëve, ndërsa Franca konsiderohet një nga favoritët për triumfin në Kupën e Botës.
Pas një sezoni fantastik në nivel klubesh, ai renditet gjithashtu mes kandidatëve kryesorë për të fituar edhe një tjetër Top të Artë, ndërsa pozitat e tij u forcuan akoma dhe më shumë pas tripletës së shënuar mbrëmjen e kaluar kundër Norvegjisë.
Nëse këto objektiva realizohen, emri i Ousmane Dembélé do të hyjë në histori si futbollisti i parë që fiton dy herë kombinimin unik të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës dhe Topit të Artë.
