Tentoi të përplaste me veturë vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

0%

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës të së shtunës, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë. I riu, i identifikuar me inicialet C.

B., banues në Tiranë, dyshohet se fillimisht ka shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij, por në atë moment kanë dalë familjarët e saj. Për motive që lidhen me konfliktet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e saj, K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Lezhës dhe operacionit të koduar “Reagimi”, i dyshuari është lokalizuar, kapur dhe arrestuar. E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur në ngjarje si provë materiale, ndërsa ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com