Një grua në Mitrovicën e Veriut ka raportuar në Polici se ka pranuar mesazhe kërcënuese në telefon. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më rreth orës në rrugën “8 Maji”. Ankuesja ka deklaruar se mesazhet kërcënuese i ka pranuar nga një burrë, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. Rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosje”.
Burimi:
Kallxo
